Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme pasi një banesë në Tiranë u përfshi nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 tek rruga “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.
Viktima është një 50 vjeçar, me iniciale A.F., i cili dyshohet se ka mbetur i asfiksuar si pasojë e rënies së zjarrit në katin e pestë të një pallati, ku më pas është përfshirë nga flakët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.