Berisha: Portin e Durrësit do ta marrë një mik i Vuçiçit, një serb në Beograd

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një takim me banorët e Shijakut se Portin e Durrësit do ta marrë një mik i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, një serb në Beograd.

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të ndërtojë në Portin e Durrësit, Dubain e familjes së tij për të cilën nuk pyeti asnjë durrsak, asnjë qytetar, asnjë shqiptar.

“Shtruat çështjen e referendumit, çështje themelore e demokracisë. E konsideroj jetik. Demokracinë e kemi në agoni. Ata që sulmojnë votën nuk kanë gjë të përbashkët me lirinë, por vetëm vullnetin e tyre të sëmurë që duan të ua imponojnë të tjerëve. Referendumi është një formë e domosdoshme e cila do ti japë një mundësi të madhe vendit për frymëmarrje.

Ja çfarë ndodh. Portin e Durrësit do ta grabisë. A e dini ju kush është tani më së fundmi, pronari i kompanisë. Një mik i Vuçiçit, një serb në Beograd. Ky Emmari, në vitin 2011-2012, shkoi me projektin buzë Savës dhe tha se do të investoj këtu 5 miliardë. Ka investuar gjithsej 24 mln euro. Tani na del ky Emmari i Beogradit për të marrë portin me Edi Ramën dhe të tjerë. Për të marrë 1 milion e gjysëm metër katrore tokë truall, me të cilin nëse vendosim ta ndërtojmë, qytetarët e Durrrësit, çdo familje fiton me aksioner ose të ardhura direkte një shpërblim shumë të mirë.

Jo këtë do ta marrim sepse Edi Rama do të ndërtojë Dubain e familjes së tij. Nuk është pyetur asnjë qytetar, asnjë durrsak, asnjë shqiptar.

Shkon me një projekt të Enver Hoxhës të viteve ’70 për të përmbytur Dibrën. Enver Hoxha është e njohur se ishte paranojak, por në vitet ’70 parqet e erës dhe ato diellore nuk ishin dhe ata mendonin që të krijonin një digë të madhe për rezervë për digat e tjera. Por sot është kriminale, të mendosh që të përmbysësh 6 mijë hektarë tokë, të çrrënjosësh me të vdekur e të gjallë 40 fshatra nuk ka mendje normale ta bëjë ketë. Edhe të të thonë që jemi dakord, jo duhet të thuash, nuk jam dakord që të ndodh kjo. Ky me këtë mendësi, duke vlerësuar me zero qytetarët është vërsulur mbi ta në këtë mënyrë.

Të gjitha këto për ne demokratët janë apel që të bashkohemi, që të bëjmë gjithçka me qytetarët e tjerë për ti bindur dhe në një lëvizje të fuqishme popullore, në një kryengritje të vërtetë paqësore ta rrëzojmë këtë regjim se përndryshe ne kurrë nuk do të arrijmë qëllimet tona dhe të jemi një vend vërtetë i lirë.”-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad