Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e biznesmenit, Ylli Ndroqi për heqjen e sekuestrove ndaj televizioneve dhe pasurive të tij dhe kërkesën për 130 milionë euro dëmshpërmblim.
Këtë të mërkurë, biznesmeni Ylli Ndroqi u paraqit sërish në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u zhvillua seanca e radhës.
Një nga avokatët ka deklaruar se ka skaduar afati dy vjeçar, për sekuestrimin e pasurisë, ndërsa një tjetër është shprehur se shtyrja e këtij procesi i kushton qytetarëve shqiptarë, 18 mijë euro në ditë.
Në qershor të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.
Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se ai ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.
Aktualisht 32 pasuritë e tij janë në sekuestro preventive.