U kap në makinë me Indrit Doklen, gjykata lë në burg Fatjon Muratin

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u kap pak ditë më parë në makinë me Indrit Doklen.

Pas ndalimit, policia la të lirë ish anetarin e bandes se Durresit dhe Gentian Reçi, kunati i Dokles. Lirimi i ish-anëtarit të bandës së Durrësit dhe kunatit të tij konsiderohet një skandal, për të cilin Policia ende nuk ka reaguar se përse la të lirë 2 personat që ishin në një makinë me të kërkuarin.

Sipas të dhënave mësohet se gjatë deklarimeve të dy të shoqëruarit së bashku me Muratin kanë mohuar të kenë pasur dijeni se ai ishte person në kërkim, ndërsa urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej 12 korrikut të këtij viti.

Sipas kërkesës së prokurorisë Fatjon Murati kërkohej për llogari të hetimeve të ngjarjes së 12 korrik-ut 2022, në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

Gjini dhe Murati akuzohen për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake, ndërsa pritet që Gjykata të shortojë kërkesën dhe të vendoset trupi gjykues.

Ditën e ndalimit të Dokles, Reçit dhe Muratit, Policia ka sekuestruar edhe një automjet të blinduar, për të cilin është vendosur masa e sekuestros, pasi pronari i tij është një shtetas bullgar dhe po verifikohet dokumentacioni.

Në atë dëshmi, Dokle mohoi të kishte konflikte me Martinaj apo dijeni për zhdukjen e tij duke thënë se as e njihte personin.

Dëshmia e Dokles para hetuesve erdhi pasi Nuredin Dumani rrëfeu para prokurorëve të SPAK se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse do ta vriste Doklen, duke e bërë kështu Martinajn edhe si një nga më të kërkuarit në vend, por që Policia dështoi ta prangoste sa herë mori rrugën për në zonat e Laçit.

Zjarr Tv Ad