Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha në emisionin “Log” me gazetar Endri Xhafo se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës , në mënyrë që raporti Shqipëri-Greqi të bëhet më miqësor.
Idrizi tha se minimumi që mund të bënë dy vendet për të përparuar në zgjidhjen e çështjes së detit është heqja e ligjit të luftës dhe përqendrimi të të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.
Shpëtim Idrizi: Jam plotësisht dakord që Rama të ketë marrëdhënie shumë të mira edhe personale sidomos me vendet fqinje. Besoj që nuk mund të flitet për marrëdhënie të mira të këqija me Greqinë ne e kemi fqinj. Raportet e mira kalojnë me heqjen e ligjit të Luftës, minimumi që duhet bërë është përshpejtimi i heqjes së ligjit të luftës dhe të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Marrëveshja e ujërave është e rëndësishme. Shqipëria e ka kufirin e saj që në 1926.