Për herë të parë pas disa dekadave, Microsoft ka realizuar një version të ri të Windows-it pa shfletuesin Internet Explorer. Kompania ka krijuar shfletuesin e ri “Edge”, me të cilin shpreson se do rivalizojë shfletuesit e tjerë si Chrome apo Firefox. Shfletuesi Edge edhe pse ka një emër krejtësisht të ri, është një version i përmirësuar i Internet Explorer.
Microsoft ka zgjedhur emrin “Edge” për një arsye madhore: ai duhej të fillonte me E, kështu ata mund të përdornin një ikonë që ishte e ngjashme me Internet Explorer. Ikona e re e shfletuesit është një interpretim modern i logos klasike ngjyrë blu të E-së, që ka qenë pjesë e Windows-it për dekada me radhë. Microsoft Edge do të jetë shfletuesi kryesor tek Windows 10, dhe i vetmi që konsumatorët do të përdorin për të shfletuar uebin në sistemin tjetër operativ të Microsoft-it.
edge 2.
Me shfletuesin e ri “Edge” mund të bëhen kërkime direkt në faqen e ueb-it, mjafton të shkruash një fjalë dhe shfaqen informacionet që merren nga rrjeti. Tekstet mund të ruhen për t’i lexuar më vonë. Shfletuesi Edge është tri herë më i shpejtë se Internet Explorer 11. Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë sesa Internet Explorer, dhe do të përfshijë veçori të reja, si asistentin Cortana, një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.