Salianji: Rama nuk përballet dot me fermerët, në Dvoran takoi klientelën që i ka dhënë miliona euro

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji duke reaguar pas vizitës dhe deklaratave të kryeministrit Rama në Dvoran, ka akuzuar Qeverinë si barrën më të rëndë për fermerët.

Salianji thotë se Rama nuk takoi fermerë “por klientelën që i ka dhënë miliona Euro”!

“Fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë por tek oligarkët lokalë, ato janë përdorur për të pasuruar klientë apo për favorizime politike, prandaj sot Rama nuk takon dot dhe as përballet me fermerët!”, shkruan Salianji.

POSTIMI I PLOTE

Qeveria është barra më e rëndë për fermerët!

Sot në Dvoran Rama nuk takoi fermerë por klientelën që i ka dhënë miliona Euro!

Fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë por tek oligarkët lokalë, ato janë përdorur për të pasuruar klientë apo për favorizime politike, prandaj sot Rama nuk takon dot dhe as përballet me fermerët!

Qeveria nuk ka shpjegim se si në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto.

Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtē se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Subvensionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.

Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes!

Fermerët janë larguar nga Shqipëria duke i zbrazur fshatrat, ata që kanë mbetur nuk po mbijetojnë dot!

Protesto!

Zjarr Tv Ad