Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se përfaqësues të opozitës nuk duhet të hedhin akuza në drejtim të njëri-tjetrit, duke veçuar kryedemokratin, Sali Berisha, paraardhësin e tij në detyrë, Lulzim Basha dhe deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se me akuzat e ndërsjella, opozita po e nxjerr veten nga misioni i saj.
Sipas tij, Berisha duhet të kujdeset për një alternativë të re.
“Se çfarë besoj unë është pak e rëndësishme. Ajo që unë di, është që ne si opozitë duhet të heqim dorë nga këto lloj akuzash, sepse ne po i heqim kuptimin e vërtetë akuzës ndaj kundërshtarit.
Nuk besoj se ai që është në opozitë ka mjetet e korruptimit. Mjetet e korruptimit janë paratë e buxhetit të shtetit, tenderat, koncensionet, këto nuk i jep opozita, i jep pushteti.
Nëse opozita katandiset të sulmojë vetveten, ne kemi nxjerrë veten tonë nga misioni. Për mua e dëmton, sa të merret me sulmet ndaj kundërshtarit, duhet të kujdeset për të prodhuar një alternativë të re”, theksoi ai.
360grade.al