Rama kërkoi vota në aktivitetin e FRESSH, Basha: S’ka zgjedhje të ndershme pa votim elektronik

0
628
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili në aktivitetin për 25- vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar kërkoi votat për zgjedhjet e 18 qershorit, duke thënë se vetëm vota për Partinë Socialiste sjell ndryshim.

Basha thotë se ka një mënyrë që të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve, votimi dhe numërimi elektronik.

Sipas tij, është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi.

Për kreun e PD, votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet.

“Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, shprehet Basha.​

Rama: Në 18 qershor do jemi më shumë, vota për PS premton ndryshim

Kryeministri Edi Rama tha se Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, ndodhet në transformimin më të rëndësishëm.

Duke folur ditën e sotme me rastin e 25- vjetorit të FRESSH, kreu i socialistëve i’u drejtua të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve, duke thënë se e kaluan testin, për fakt se ishin të pranishëm edhe në fund kur mori ai fjalën, sa ishin edhe në fillim.

Ai kërkoi votat për partinë që drejton, në pjesën më të madhe të fjalës së tij.

“Në 18 qershor Partia Socialiste do jetë më shumë nga sa ishte në qershorin e vitit 2013”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se sa më shumë të rinj të përfshihen në organizatën socialiste, aq më e mirë do jetë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Sipas tij, askush individualisht nuk mund të zgjidhë i vetëm probleme që nuk mbarojnë, duke thënë se i vetëm mund të zgjidhen probleme matematike dhe çështje me mësimet, vendimet personale, ndaj nënvizoi ai, prandaj është politika që të bënë të mundura gjëra të cilat nuk janë të mundura vetëm.

Ai ftoi të rinjtë të votojnë duke thënë se jo të gjithë janë njëlloj dhe në këtë drejtim shtoi se nuk është njëlloj sot niveli i arsimit në barometrin e arsimit, duke përmendur faktin se vlerësimi në rritje erdhi nga fakti se shqiptarët votuan Partinë Socialiste.

Gjithashtu Rama shtoi se kjo ndodhi për shkak të reformës në arsim. “Nëse nuk do ishte në qeveri PS, me ritmin e qeverisë së kaluar do ishin bërë 2-3 mijë legalizime më shumë dhe pjesa tjetër do ishin, hotele, motele, e magazina. Nëse sot Shqipëria rrit rrogat por nuk rrit borxhin, ka rëndësi vota. Nëse në qeveri do ishin ata që e rrënuan vendin, sot borxhi do ishte më i madh”, tha ai, duke shtuar se nëse shqiptarët sot paguajnë më pak taksa, këtë e bëri vota për Partinë Socialiste.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë deklaroi se nëse politika bën keq, ajo mund të bëjë shumë mirë dhe që ta bëjë një gjë të tillë, sipas tij shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste.

Zjarr Tv Ad