Deputeti i PD del kundër Berishës: Protesta e 6 dhjetorit nuk është normale, ditën kur vijnë liderët e BE-së në Tiranë

0
261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi deklaratën e Sali Berishës për të thirrur protestë në datën 6 dhjetor, ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.

Ai u shpreh në një intervistë në “Ora News” se është kundër organizimit të protestës së radhës të opozitës më datë 6 dhjetor, pasi sipas tij organizimi i protestës në një ditë kur liderët e BE-së vijnë në Tiranë, nuk është normale.

“Unë kam qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e opozitës deri tani. Por kjo protesta e datës 6 dhjetor mendoj që nuk është normale, nuk mund të ndodhi pasi ne jemi shtet demokratik, po aspirojmë për të aderuar drejt BE dhe data 6 dhjetor është dita e mbledhjes së gjithë kryeministrave të BE që janë pjesëmarrës këtu dhe mendoj se nuk do të ishte normale. Për hir të interesave të Shqipërisë do të thoja që një ditë më parë apo më mbrapa nuk do të ndryshonte asgjë.

Më vjen keq për një vendim të tillë. Tani jemi në një epokë digjitale që në sekondë informacioni del në të gjitha cepat e botës. E vërteta në çdo moment dhe në çdo kohë vete, nuk është nevoja për këtë moment. Unë e kam thënë në protestë shkoj si qytetar pastaj si politikan. Ky është një moment që nuk do të doja kurrë të kemi një përplasje. Unë jam i vendosur derisa të kem frymë kundër Edi Ramës, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe njeriu sa të ketë frymë”, u shpreh deputeti Sula.

Zjarr Tv Ad