“Nuk ia fal historia atë që bëri Lulzim Basha”, Milaim Zeka tregon gabimin e madh të ish kreut të PD-së

0
422
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Milaim Zeka thotë se opozita dhe qytetarët kanë të drejtë të protesojnë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se nëse do të ishte deputet i Partisë Demokratike, do t’u kërkonte falje shqiptarëve, për mënyrën sesi u la Lulzim Basha që të përfitonte nga kjo forcë politike.

Sipas tij, është e pafalshme që ish-kryedemokrati, Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet lokale në vitin 2019, duke ia dhënë të gjitha bashkitë Partisë Socialiste.

“Pak a shumë, nëse kthehemi në historinë e kaluar të Shqipërisë, sa herë që kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Kosovë, gjithmonë ka ndodhur një diçka e papritur në Shqipëri, si lufta e 97′-s dhe lufta civile. Çdokush ka të drejtën e zotit që të protestojë. Unë mendoj që qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe opozita kanë të drejtë të protesojnë më datë 6. Unë nuk do ta përzgjidhja datën 6, për hir të opozitës.

Unë po të isha në opozitë, ose të isha deputet i Partisë Demokratike, do dilja në foltore, në televizion dhe do iu kërkoja falje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe do u thosha se ne e kemi një pjesë të madhe të fajit që e lamë deri në këtë ekstrem që të abuzojë dhe të përfitojë Lulzim Basha me të jerë në emër të demokrqacisë dhe PD-së. Nuk ia fal historia bojkotit total Lulzim Bashës, që ia dha të gjitha në dorë Partisë Socialiste të gjitha bashkitë në Shqipëri”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad