Gazetari Arian Çani i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, ka dhënë një këndvështrim tjetër në lidhje me protestën që do të zhvillohet në Tiranë me 6 dhjetor, ditën kur do të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-së.
Çani u shpreh se protesta jep një ajër demokratik në vend dhe se liderët nuk do të habiten me protestën pasi është diçka normale në vendet e tyre.
Sipas tij kjo është një gjë normale dhe e shëndetshme por ekziston frika që Berisha mund të tërhiqet.
Çani: Unë mendoj që bëhet fjalë për një Samit që ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe duhet të krenohemi për këtë gjë. 27 lidera do të vijnë në Shqipëri, ata kanë në ADN-në e tyre protestën, nuk do të habiten për protestën, protesta në thelb është e shëndetshme. Mjafton të bësh një kërkim të vogël në Google, në ditën e samitit të G7 kishte protesta. Protesta jep një ajër demokratik. Është gjëja më e shëndetshme e më normale. Unë kam frikë se mos tërhiqet Berisha. Njerëzit vdesin për ideale e kauzë. Kjo protestë i bën nder një vendi të mbaruar.