Agron Gjekmarkaj takohet me Abazoviç: I shpreha gëzimin për faktin që një shqiptar drejton Malin e Zi

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka takuar sot kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ai shkruan në një postim në Facebook se i shprehu Abazoviçit “gëzimin që që na jep fakti që një shqiptar drejton si kryeministër, Malin e Zi.”

Më tej deputeti demokrat thotë se gjeti mirëkuptim të plotë për çeshtjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë dy vendet tona dhe rajoni.

Postimi i plotë i Gjekmarkajt:

“Një takim tepër mbreslënës dhe miqësor pata sot me Kryeministrin e Malit të Zi,z.Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj.

I shpreha z.Abazovic gëzimin që na jep fakti që një shqiptarë drejton si kryeministër Malin e Zi.

Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarve për liri dhe standarde demokratike, për bashkjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm .

Të një mendjeje për nevojën e intesifikimit të një marëdhenjë në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona.

Gjeta mirëkuptim të plotë për çeshtjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë vendet tona dhe rajoni.

Gjithashtu një takim tejet domëthënës dhe miqësor pata me deputetin Genc Nimanbegu, tashmë një përfaqësues i hershëm i shqiptarve në Parlamentin e Podgorices.

Nimanbegu po aq sa politikan është dhe një veprimtar i dalluar i çeshtjeve shqiptare në Malin e Zi dhe i ndjeshëm për çdo lëvizje që mund të vëre në diskutim progresin e arritur.

E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarve në Malin e Zi , miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane.”-tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad