Protesta e 6 dhjetorit/ Mediu: Do jetë paqësore! S’duhet të krijojmë keqkuptime tek liderët e BE-së! Rama po tenton të “privatizojë” çështjen e integrimit

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se protesta e thirrur më 6 dhjetor në samitin që do të zhvillohet në Tiranë, ka për qëllim të përcjellë mesazhe tek liderët e BE-së, duke denoncuar qeverisjen.

Sipas tij, ky tubim i organizuar nga ish-kryeministri Berisha do të jetë paqësor dhe nuk do të shkaktojë trazira.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Mediu tha se PD-ja si forcë e djathtë, ka ecur gjithmonë me idenë e integrimit europian.

Mediu shton se kryeministri Rama po tenton ta “privatizojë” këtë çështje, madje duke mos e ftuar opozitën për diskutimin e përbashkët.

Mediu: Siguria do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Janë analiza që bëjnë ekspertët e SHBA dhe BE. Ka shqetësim të shtuar të BE për situatën që ndodh në Ballkan, siç është mosdakordësia mes Serbisë dhe Kosovës. Samiti është samit i shqiptarëve me BE. Nuk është samiti i Ramës me BE. Si forcë politike ka qenë PD dhe partitë e djathta që ecën me idenë që; ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Rama po përpiqet që të ‘privatizojë’ këtë çështjes. Opozita duhet ta çmojë këtë samit si të rëndësishëm. Zgjatja pa fund me vite me radhë e këtij procesi është faj i qeverisë, PS. S’ka asnjë ftesë për diskutimin e përbashkët, për PD. Kur është bërë samiti i NATO-s në Bukuresh apo Strasburg, apo në Bruksel, opozita ka qenë prezente. Duket se Ramës i intereson që të ketë një qasje tjetër të opozitës dhe përjashtimin e saj. Çdo ditë do ishte gjë e mirë që të bëhej protestë në vendin tonë. Besoj se Berisha kërkon që t’i tregojë BE për të denoncuar qeverisjen, që të ketë qëndrim thelbësor për çështjet që ka Shqipëria.

Opozita duhet të jetë permanente për të diskutuar çështjes që janë me rëndësi, ne kemi eksperiencë për këto gjëra. Çdo komunikim i drejtpërdrejtë opozitës është me i vlefshëm. Me rëndësi është se çfarë narrative duhet të ndërtojmë. Duhet të ndërtojmë një narrative zgjidhje dhe partneritet, por nuk duhet të krijojmë keqkuptime. Nuk kemi komunitetin që të krijojmë keqkuptime shtesë. Çdo organizim duhet të negociohet.

Nuk mendoj se do të ketë incidente, por do të jetë paqësore dhe me rëndësi është mesazhi që përcjell në mbështetje të integrimit të vendit në BE. E vetmja pikëpyetje që kam është pamundësia për të shpjeguar keqkuptime të mundshme. Shpesh ndodh që kur merr një qëndrim sa më realist, mund të kesh opinione të ndryshme.

E kam mbajtur këtë qëndrim dhe në momente të tjera. Rama i pret BE në 6 dhjetor edhe falë ndryshimeve që bëmë ne. Duhet të bëjmë një analizë në raport me veten se kush janë veprimet. Që të ketë protestë çdo ditë në Shqipëri ndoshta është e pamjaftueshme.

Ndër të tjera, Mediu komentoi edhe situatën e emigrimit në vendin tonë.

Mediu u shpreh se politika në vend që të merret me shqetësimet që detyrojnë shqiptarët të largohen, ata merren me gjermanin e fundit që ka ikur në 1944-ën.

Mediu: Ne merremi me gjermanin e fundit që ka ikur në 1944, por nuk merremi me shqiptarin që do të ikë çdo ditë e më tepër në Gjermani apo vende të tjera, duke krijuar një problem të madh ekonomik, social, plakje të shoqërisë, etj.. po ta shohim se kush ka ikur, është pjesa më vitale e shoqërisë, më intelektuale, dhe ata që kanë pasur një mundësi normale nuk e shikojnë si ambient të vlefshëm për të ndërtuar një raport të drejtë për të ardhmen e familjes së tyre.

Kjo është shqetësuese, dhe ne duhet të shohim jo vetëm sesi ta ndalojmë, por si duhet të shikojmë si duhet ta kthejmë një pjesë të këtyre njerëzve, se janë një kapital shumë i vlefshëm nëse kthehen.

Zjarr Tv Ad