Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor që arrin vlerën e 2.2 miliardë eurove.
Në këtë mega mashtrim janë përfshirë mbi 600 persona nga 27 vende të total.
Sipas mediave të huaja, Shqipëria është pjesë e listës së zezë të 27 vendeve, ku BE-ja ka zbuluar mashtrime tatimore.
Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), më shumë se 600 njerëz janë përfshirë në atë që “besohet të jetë mashtrimi më i madh me TVSH, që është hetuar ndonjëherë nga BE-ja.
Prokurorët zbuluan një rrjet “veprimtarish kriminale” që vepronin në pothuajse të 27 vendet anëtare të BE-së dhe më gjerë: përfshirë Shqipërinë, Kinën,, Serbinë, Singaporin, Zvicrën, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërkimet u kryen në gjashtë vende anëtare të BE-së në mes të tetorit, ndërsa 200 kërkime të tjera u kryen në 14 vende të tjera të BE-së të martën: Belgjikë, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Lituani, Luksemburg, Holandë , Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanj
Hetimet e BE-së nisën në prill 2021, kur Zyra e Prokurorit Publik Evropian u thirr për të ndihmuar autoritetet në Portugali të hulumtonin një aferë që fillimisht dukej të ishte një rast i vogël.
Bëhej fjalë për një kompani me qendër në qytetin e Coimbra, e cila shiste celularë dhe pajisje të tjera elektronike dhe dyshohej se nuk paguante TVSH.
Ndërsa kontrolli i dokumenteve dukej se ishte në rregull, Zyra e Prokurorit, me mbështetjen e Europolit dhe agjencive kombëtare të zbatimit të ligjit, hetoi më tej dhe zbuloi një skemë të gjerë, masive mashtrimi.
“Unë besoj se ky është mashtrimi më i madh i TVSH-së në Evropë që është zbuluar deri më tani,” tha kryeprokurorja e Evropës Laura Kövesi.