I dënuar përjetë për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku kërkon …

0
836
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marjan Rroku, ish agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij dhe nënës së saj në vitin 2001 ka nisur një betejë të re ligjore.

Rroku i është drejtuar gjykatës me një ankesë për një sërë drejtash që ai pretendon se i janë shkelur brenda katër mureve të qelisë. Këto të drejta lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit ku ai është duke vuajtur dënimin.

Ish-agjenti i SHIK, Rroku qëlloi për vdekje të dashurën e tij Alda Canaj dhe nëën e saj, Mbarime Canaj në vitin 2001 në Tiranë. Pas krimti të rëndë ai u arratis në SHBA, ku nisi jetë të re por u arrestua në vitin 2014. Në 2016-ën ai kërkoi heqjen e dënimit të përjetshëm, por kërkesa e tij u refuzua.

Zjarr Tv Ad