Kryetari i LZHK-së, Dashmir Shehi i ftuar në News24 foli për zhvillimin e protestës së ditës së hënë. Shehi u shpreh se protestat nuk janë të mjaftueshme, sakaq ka shtuar se deputetët duhet të futen në Parlament dhe të flasin.
“Ne jemi për protesta, por gjykoj që nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të futemi në Parlament dhe të flasim. Mu kujtuan kohët e Bashës, ku bëheshin protesta të mëdha dhe sërish nuk arritëm gjë gjë. Që ta lejmë pa diskutuar çështjen pa dhënë një përgjigje logjike. Nëse flasim 2-3 vetë nuk ka kuptim. Duhet të flasim dhe shqiptarët të marrin vesh se çfarë ka bërë ky njeri.
Nëse vazhdon kjo punë që dalin disa vetë, hedhin shashkë dhe nuk flasin, i bie të them që po i bëjnë nder Ramës. Ne duhet të flasim për këtë çështje. Fajin e kanë ata që drejtojnë Parlamentin. Në lidhje me rendin e ditës, këtu nuk ka. Tema kryesore është Mcgonigal.
Këta presin. Parlamenti nuk ka pse merret dhe përjashton deputetë, por përjashtohet vëmendja nga halli i madh që ke. Halli është se deri ku ka shkuar korrupsioni që prek institucionet. Këtu i jap të drejtë Berishës e të tjerëve, që duan të flasin për këtë punë, por jo që të bllokojnë gjithmonë parlamentin. Protesta të zhvillohet, por brenda parlamentit të vijojë puna, të flasim. Ne nuk jemi protestues. Ata të qëndrojnë jashtë ne brenda, dhe të flasim për këto të vërteta që i djegin vendit”, tha Shehi.