Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja e PD, Flutura Açka, është shfaqur e rebeluar sot në Kuvend. Sipas saj Kuvendi me këtë sjellje po bëhet fashist.
“Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhni mendtë e kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka.