Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka bërë me dijë se do të pozicionohet përkrah Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë për Vizion Plus, Ndoka tha se pavarësisht mungesës së një marrëveshje konkrete, nuk kanë munguar diskutimet për formën dhe mënyrën e bashkëpunimit.
“Akoma nuk kemi një marrëveshje. Për faktin që jemi akoma në pjesën e procedurave ligjore dhe ka ende hapsire. Edhe për faktin që PD nuk e ka marrë akoma të drejtën e logos dhe vulës po kjo nuk ka penguar që në parim të biem dakort për formën e mënyrën e bashkëpunimit. Kodi zgjedhor na krijon edhe luksin që çdo parti politike të përfaqësohet në këshillat bashkiak.
Pesha e çdo partie janë përfaqësuesit me këshilltarë në këto bashki, gjë që nuk ka nevojë për marrëvveshje apo koalicion. Sa i përket kryetarëve të bashkive ne si PDK do të mëbshtesim kandidatët që kanë dalë nga priamret apo që PD ka patur marrëveshje me partitë e tjera politike. Unë nuk shoh ndonjë pengesë.”– tha Ndoka.
I pyetur për ndonjë kusht apo kërkesë specifike ndaj aleatëve, Ndoka tha se e rëndësishme është vetëm transparenca për procesin e zgjedhjeve dhe siguria për votën.