“Imazh i konsumuar dhe servil”/ Demokrati shpërthen keq ndaj Belind Këlliçit

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e sheh Belind Këlliçin si një imazh të konsumuar dhe se nuk është figura që i duhej kësaj politike për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi u shpreh se Belind Këlliçi ka arritur në një shkallë të lartë të servilizmit brenda partisë.

“Patjetër që është një imazh i konsumuar. Zoti Basha, për mbajtjen e drejtimit të PD-së u detyrua të shkellë çdo lloj rregulli. Në momentin që humbet, humbet edhe besimin e anëtarësisë, e vetmja formë që të rrish në krye, është të shkelësh rregullat.

Në këtë shkelje rregullash, patjetër që të gjithë këto servilat që ishin përreth, që një pjesë janë edhe në krah të Berishës, ishin servila të rëndomtë. Rasti i zotit Këlliçi ishte rast i papracedent. Unë nuk mund ta konceptoj dot që një figurë e re politike, arrin në shkallën e servilizmit deri këtu”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad