“Mu ndez drita e alkoolit”/ Rrëfehet Bledi Mane, zbulon arsyen e vërtetë të daljes nga BBVIP

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish banori i BBV, Bledi Mane, u largua me dëshirë nga Big Brother vIP të martën e kësaj jave që lamë pas.

Ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, pasi ishin të 3 në nominim, megjithatë ditën e sotme ai ka treguar një arsye tjetër.

I ftuar në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin.”,  tha Bledi.

Zjarr Tv Ad