Çifti drejt ndarjes! “Do divorcin nga unë?”/ Kiara sikletoset nga Luizi pasi merr pyetjen që nuk e priste

0
574
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas debatit të fortë që patën me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli është munduar që të qetësojë Kiara Titon. Teksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’.

Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”.

Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’. Kiara i tha se për momentin nuk do që të qëndrojë me të dhe ai ia kthen ‘prandaj kërkoj seancë pajtimi’.

Luizi: A e do divorcin? Është pyetje

Kiara: Ça divorci o Luizi

Kiara: Nuk është aq e rëndë situata që të kalosh në divorc direkt

Luizi: Për mua nuk është hiç e rëndë

Kiara: Vazhdo bëj spektakël, ça të them

Luizi: Po del bukur. Mirë pra bëjmë seancë pajtimi, e në fund pajtohemi

Kiara: Jo, asgjë nuk do bëj. Do rri kështu

Luizi: Kështu nuk shtyhet.

Kiara: Vazhdo merru me diçka tjetër. Ça do tani?

Kiara: Nuk dua të rri me ty për momentin

Luizi: Prandaj kërkoj seancë pajtimi

Zjarr Tv Ad