8 shqiptarë kanë qënë pjesë e aksidentit tragjik në Greqi ku humbën jetën 38 persona.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e cila thotë se shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë publik janë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi , Anisa Liuri dhe Dhimitër Zonga.
“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë pasur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.”, thuhet në njoftimin e MEPJ.