Ermiona Lekbello është përjashtuar ditën e sotme nga “Big Brother VIP”. Një zarf i zi mbërriti këtë mëngjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shkruhej se këngëtarja ka ushtruar dhunë verbale ‘në mënyrë të përsëritur’, ndaj është marrë vendimi për skualifikimin e saj menjëherë.
Gjatë natës Ermiona pati debate të forta me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin teksa iu drejtua dhe Kiara Titos. Ajo u shpreh e revoltuar për situatën në shtëpi. Por në fakt siç shihet në video, të gjithë banorët janë dke qeshur me shpërthimin e Ermionës dhe askush nuk është shprehur se ndihet i dhunuar.
“Jeni bërë si gore, s’ju rri goja”, i tha Ermiona banorëve që po flisnin gjatë natës.
“47 vjeç burrë bën si palaço”, i tha ajo Armaldos teksa debati vazhdoi me tone të larta.