Avokatja për Dan Hutrën: Duhej të dënohej minimalisht me 25 vite burg/ Reagimi i Gjykatsë së Apelit

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramazan Hutra i cili mesditën e së mërkurës eleminoi motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Ai gjithashtu eleminoi 31-vjeçaren Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

Policia po verifikon nëse ndaj 31-vjeçares është qëlluar nga e njëjta makinë që lëvizte autori, një automjet Mercedes Benz C Clas.

Avokatja Enida Bozheku thotë se Dan Hutra duhej të ishte dënuar minimalisht me 25 vite burg, për veprat penale që ai ka kryer më parë ndaj tre grave, si përdhunim, dhunë fizike dhe vrasje.

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me çështjen e Ramazan Hutrës, i njohur ndryshe si Dan Hutra, i cili shkaktoi masakrën në Paskuqan me dy viktima dhe tre të plagosur.

Përmes një njoftimi, Apeli bën të ditur se i ka refuzuar Hutrës, kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e “Arrestit me burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Ndërkaq, më 14 shkurt të këtij viti, trupa gjykuese la në fuqi vendimin e marrë më par1% për lënien e Hutrës në burg.

Apeli deklaron se për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit nuk ka informacion.

Zjarr Tv Ad