Objektet e banimit me moshë mbi 50-vjeçare do të kontrollohen për gjendjen teknike dhe aftësinë e përballimin të tërmeteve.
Në numër, këto ndërtesa janë mbi 125.000, ku vetëm para vitit 1960 janë ndërtuar 44 mijë.
Përqendrimi i tyre është Tiranë, Elbasan, Korçë e Fier, por në etapat e zhvillimit, të shumta janë këto banesa, qoftë pallatet 5-katëshe apo ndërtesat më të ulëta.
Shpallja është në fazën e parë, dhe ende nuk ka kaluar si vendim, por në të thuhet se subjektet që do të bëjnë auditimin do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa do të jetë ato subjekte që janë të pajisur me licencë në fushën e projektimit.
Ndërkohë oponencën e bën Instituti i Ndërtimit, i cili vendos për fatin ndërtesës.
Në projektvendim thuhet se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barasvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij, teksa nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre.
Drafti i qeverisë hidhet për konsultim pas tërmetit 2019, ku për objektet në zonat e prekura, është bërë verifikimi, për t’i shpallur të banueshme apo jo.