Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja, shkruan për vendimin e grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Duke marrë parasysh faktin se në dokumente kryetar rezulton emri i Lulzim Bashës, Bejtja thotë se ky grupim po shkon drejt asgjësë.
Shkruan Andi Bejtja:
Kur e mban vulen si humorist, nuk e gezon dot si biznesmen
Sot u vertetua ajo qe dihet: kur je pakice, ta mbash vulen e shumices padrejtesisht, teorikisht mund te jete qejf, por praktikisht eshte hall. I ashtequajtur process i regjistrimit te pakices me atributin e shumices ne KQZ, ishte me shume se estrade.
Nje ish kryetar Partie i dorehequr, qe edhe vete pakica e shikon me shume si turist, futet perkohesisht si gure pa forme ne fushen e bilardos, godet gurin e zi, qe guri i zi te godase nje gur tjeter qe ky te arrije te futet ne gropen e KQZ.
Aq qesharake ishte, sa qe dhe ai qe coi letrat zyrtarisht e kishte te veshtire te thoshte publikisht se ne emer te kujt kishte ardhur. Dhe prit ky eshte vetem fillimi! Po kur te vi procesi i zgjedhjes se kandidateve? E sigurte qe edhe kandidatet duhet te kene po kete nivel estrade qe te pranojne te kandidojne. Po kur te vi momenti i caktimit te komisionereve? Te vetmit serioze qe do mund te pranojne, nuk ka asnje shans vecse te jene rilindas.
Estrada nuk do te perfundoje kurre dhe eshte e qarte qe ky grusht politikanesh kane vetem nje te ardhme te kthehen ne nje grusht humoristesh. E kur e mban vulen si humorist, veshtire e ke ta gezosh ate dhe si biznesmen. Mund te kishte vetem nje shans per ta gezuar vulen si biznesmen: nese shumica nuk do te merte pjese ne zgjedhje.
Tani e cdo minute qe kalon pakice qe zvogelohet, nuk eshte vecse nje estrade qe po shkon me shpejtesi drejt asgjese.