Anëtar i Kryesisë së PD Arben Ristani në një lidhje SKYPE në News24, foli për situatën politike në Partinë Demokratike dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën. Ristani quajti grupimin e Enkelejd Alibeaj si të blerë nga Rama, sakaq shtoi se kryeministri i gënjen me karamele.
“Grupi që thoni ju, janë ushtarë të Ramës që i mban dhe me karamele. Këta janë të bashkuar me Ramën dhe normalisht që nuk mund të bashkohen me PD. Ky grupim e ka ndarë mendjen se është kundër PD dhe pranë Ramës”, tha ai.
Ristani tha se shpreson që Celibashi të japë një vendim të denjë, që mos të rrezikojë opozitën.
“Shpresoj që Komisioneri Zgjedhor të ketë mendje në kokë dhe të jetë i pandikuar nga Rama. Uroj që Rama mos të jetë në pushtet dhe të bëjnë gjoja që bëjnë garë elektorale, ky është fundi i demokracisë. Në opozitë nuk është vetëm PD-ja, por dhe partitë e tjera. PD e ka për detyrë që të bëjë opozitë në institucione, edhe pse parlamenti është i kapur. Ne do të vazhdojmë t’i drejtohemi dhe të ndjekim rrugën institucionale. Ne do marrin pjesë në zgjedhje. Do vijojmë dhe me protestën.”, tha ai.