“PD-ja është bërë një plaçkë…”/ Pas vendimit të Celibashit, reagon menjëherë Brizida Gjikondi dhe zbardh hapin e radhës: Ja çfarë do të bëjë Lulzim Basha

0
859
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të kryetarit të KQZ, Ilirian Celebashi, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm nga juristja Brizida Gjikondi që e cilësoi të drejtë arsyetimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili caktoi 48 orë kohë për të plotësuar dokumentet e munguara nga grupimi i autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Ajo beson se Basha do të bëjë një autorizim të ri, i cili do jetë i qartë dhe do t’i përmbahet rregullave të KQZ-së.

“Një vendim që pritej. Celibashi është jurist karriere. Ai e shprehi gjatë gjithë ligjërimit të tij. Pavarësisht vullnetit, letrat janë letra. Patjetër që do ta bëjë [..referuar Bashës për autorizimin…]. Nuk është më në vullnetin e Bashës dhe Alibeajt. Për aq kohë sa ata janë në krah të faktorëve ndërkombëtarë dihet që SHBA kanë prezencë në politikë dhe hetim dhe them se: Basha si çeço do ta bëjë një autorizim të ri, siç e kërkon ligjin”, tha ajo.

Në optikën e juristes, Gjikondi u shpreh se autorizimi i kryetarit duhet të jetë i saktë, i qartë dhe shumë specifik, gjë që nuk rezultonte në dokumentet e dorëzuar nga grupimi i autorizuar nga Basha.

“Autorizim duhet të jetë i saktë, i qartë dhe specifik. Vendimi i tij është i bazuar në ligj, kodin zgjedhor dhe ligjin për partinë politike. Një kapje prej veshi nga ambasadorja e SHBA, për të zgjidhur këtë ngërç artificial, sepse është egoizimi ai që të çon kundër njërit tjetrit. PD është bërë një plaçkë që po shqyhet nga persona për interesat e tyre personale”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad