Atentati horror në lokalin e Fatjon Muratit, gazetarja trondit me deklaratën: Sinjal i qartë hakmarrje nga i shumëkërkuari…

0
1328
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gazetarja Etleva Delia ka folur për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe 5 të plagosur, sipas saj ky atentat shihet qartë si hakmarrje nga Ervis Martinaj, lidhur me atentatin e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinaj.

“Fakti që ndodh një ngjarje e tillë, ku që prej 9 gushtit nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e Ervis Martinajt, për policinë është marrë edhe si një sinjal për një riaktivizimin të grupit të tij. Kjo nuk do të thotë që është direkt ose indirekt Ervis Martinaj, por që kjo ngjarje po hetohet si një lidhje dhe një hakmarrje me atë që ndodhi në Fushë-Krujë, kjo është e sigurt.





Në një farë mënyrë, ky është një sinjal i dhënë, ndoshta jo nga vetë ai, por nga persona të afërm të tij, në një farë mënyrë po tentojnë hakmarrjen për atë që ka ndodhur”, theksoi gazetarja Etleva Delia.

Zjarr Tv Ad