“S’duam t’ja dimë, je e dënuar”/Nëna lehonë rrëfen përballjen me efektivët dhe qëndrimin në burg …

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Nëna lehonë Diana Bahçja është rikthyer tek foshnja e saj, pasi gjykata vendosi të premten (17 mars) lirimin e saj nga burgu.

Diana Bahçja ka deklaruar për mediat se ishte shumë i vështirë qëndrimi larg djalit të saj, i cili ishte vetëm 8 ditësh kur ajo u arrestua. Ajo tha se “qante ditë-natë në qeli” dhe se gjendja e saj si nënë lehonë në burg ishte e vështirë, për shkak edhe të dhimbjeve të trupit.

Diana Bahçja u shpreh se në momentin kur efektivët i shkuan në polici për ta arrestuar nuk ishte në dijeni as për gjobën dhe as për dënimin e saj nga Gjykata, dhe kur iu tha se kishte vetëm pak ditë që kishte lindur foshnjën, efektivët i thanë “nuk duam t’ja dimë, nuk kemi lidhje me atë punë, je e dënuar, do vijë policia e Tiranës të të marrë”.





“Ishte shumë e vështirë të qëndroja larg fëmijës, nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar atje, duke qarë ditë natë. Djali ishte shumë mirë kur erdha në shtëpi, ishin kujdesur burri e vjehrra.

Gjendja ime ishte e vështirë, kisha dhimbje trupi. Kisha infermiere që kujdeseshin për mua në burg.

Policia thjesht më tha je e dënuar me 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës, më thanë 1 muaj e 20 ditë. Më dërguan në Shkodër në burg. I thashë që sapo kisha lindur, më thanë që ‘nuk duam t’ja dimë, nuk kemi lidhje me atë punë, je e dënuar, do vijë policia e Tiranës të të marrë”. Kam qëndruar në Shkodër 3-4 orë, erdhi policia e Tiranës më mori.





Ata heshtën, thanë “s’kemi çfarë të bëjmë”. Nuk kam qenë në dijeni as për gjobën, as për dënimin. Thjesht kanë ardhur dhe më kanë marrë.

I falenderoj të gjithë qytetarët që janë solidarizuar për të më ndihmuar. Në burg kam qëndruar vetëm, jo me gratë e tjera”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad