IKMT i shkon sërish në derë Irfan Hysenbelliut! “Shpërthen” biznesmeni: Ramën e kam ndihmuar, por është i sëmurë!

0
1891
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në Prestige Resort për të sekuestruar dy godina dhe Akuaparkun, objektet e fundit që kanë mbetur nga resorti dikur në pronësi të Irfan Hysenbelliut.

Pronari i News 24, pretendon se sekuestrimet janë të paligjshme dhe se ai po goditet në mënyrë selektive, për shkak të linjës editoriale të mediave që drejton.

Hysenbelliu reagoi me anë të një lidhje telefonike të gjatë, në televizionin që ka në pronësi, ku foli për shumë ngjarje, duke përmendur emra konkretë të ministrave dhe zyrtarëve me të cilët ka patur lidhje mjaft të ngushta dhe pretendon se i ka ndihmuar me mediat e tij.





Hysenbelliu ka pranuar se ka patur lidhje të forta me mazhorancën, madje duke sugjeruar se këto lidhje arrinin deri te Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, por sot ankohet se kryeministri po e godet padrejtësisht. Hysenbelliu e ka quajtur Ramën “të sëmurë” dhe “diktator”, ndërsa shtoi se edhe bashkëshortja e tij “është e pashpirt”.

Zjarr Tv Ad