Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagosen 6 persona. Disa prej tyre në gjendje të rëndë. Policia zbardh detajet

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thane në afërsi të fshatit Hudenisht.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Si pasojë e lëndimeve, 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad