Kandidati i gjashtë për Tiranën?/KQZ regjistron edhe komunistin …

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot kandidatët e disa forcave politike për zgjedhjet e 14 Majit. Vëmendjen e merr Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë plotë gjashtë kandidatë që do të kërkojnë votat e banorëve të kryeqytetit.

Partia Socialiste – Erion Veliaj

Partia Demokratike – Roland Bejko

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” – Belind Këlliçin

Lëvizja “Bashkë” – Arlind Qori

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet – Lejla Përnaska

Partia Fronti i Majtë – Marko Dajti

Emri i fundit është ai që bie pikërisht në sy mes gjashtë kandidatëve. Kryekomunisti Marko Dajti, një aleat i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, ka vendosur të dalë i vetëm në këto zgjedhje dhe duke pretenduar vota nga e majta.

Një anomali tjetër që lidhet me emrin e tij është dhe firma e Flamur Nokës. Pra, në kushtet kur ai nuk mund të siguronte vetë votat apo të shkonte në Kuvend si kandidat, firma e Flamur Nokës ka bërë që ai të njihet nga KQZ dhe të mund të kandidojë për lokalet e 14 Majit.

Zjarr Tv Ad