Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi ditën e djeshme se personat “non grata” nuk duhen votuar nga qytetarët në zgjedhjet e 14 majit, duke iu referuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili i kërkon Yuri Kim t’i tregojë popullit shqiptar se kë duhet të votojnë.
Ai i përmend faktin se as në zgjedhjet e ka;luara shqiptarët nuk ia kanë marrë për bazë këshillën dhe i thotë që as kësaj radhe të mos lodhet.
Statusi i plotë:
E nderuar Zj. Kim!
Ju dëgjova mbrëmë që ju “rekomanduat” shqiptarëve që të votojnë Ramën ose ndonjë spurdhjak të Ramës.
Më duket se e keni mbështetur pushkën në b…. përdredhur dhe kam frikë se nuk do qëlloni asgjë në shenjë edhe këtë herë.
Megjithatë unë personalisht nuk jam as ushtar, as peng e as vasal i asnjë lideri politik apo udhëheqësi të sotëm të opozitës, sepse këtë e provova në shkurt 2019 kur nuk ju binda “urdhrit” të Luli Bashës dhe tufës histerike servile që ulërinin digjni mandatet edhe pse përfaqësues të shtetit amerikan ju thanë që të mos i digjnin.
Pra këta kurriz ulurit që kanë vënë në dispozicionin e Ramës dhe tuajin b…… për ta përdorur si vend ku të vendosni pushkën nuk janë stativ i duhur që të mos ju lëvizë dyfeku, sepse këta e luajnë shpesh atë të shkretë dhe kam merak se do ju plasi dyfeku afër e do bëheni pis nga fytyra.
Unë kam një pyetje të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë me ju Zj. Kim.
Mirë që ma ju thatë shqiptarëve për kë të mos votojnë, por unë do doja të dija se për kë i rekomandoni shqiptarët që të votojnë në 14 maj???
Unë i pari do votoja me shumë qejf për ata kanidatë që do më rekomandonit ju Zj. Kim sepse gjithë kohën kam ushqyer respekt për ju se keni qenë e pa anshme për 3 vjet që jemi ambasadore e SHBA në Tiranë.
Të votojmë për kanidatet e pushtetit???
Të votojmë kanidatët e b… përdredhurve???
Të votojmë kanidatët e OJF, OJQ, LGBQ????
Të votojmë për këta që premtuan 300 mijë vende pune dhe larguan nga Shqipëria rreth 1 milion shqiptarë për 10 vjet në pushtet???
Të votojmë për këta që kanë vjedhur 430 milionë euro me inceneratoret???
Të votojmë për këta që tenderojnë 20 milionë euro 1 kilometër rrugë në mes të Tiranës???
Të votojmë për këta që harxhuan dhe vodhën 800 milionë euro me Rilindjen urbane???
Të votojmë për këta që për 10 vjet e rritën pensionin 6 mijë lekë të vjetra ose 5 brisqe rroje astra dhe tani japin shpërblim nga 45 euro për afro 700 mijë pensionistë që bëjnë gjithsej 30 milionë euro ose 1.5 klometër autostradë???
Të votojmë për këta që në 4 vite ( 2013-2017) futen rreth 34 mijë shqiptarë në burg për mos pagim të një fature energjie apo një rregullim pa leje të dritares së shtëpisë dhe në mes të Tiranës ndërtohet pallati 7 kate pa leje dhe dy anijet e Vlorës “Tigri 1” dhe “Tigri 2” që inspektuat ju marin 90 mijë euro në ditë ose 70 milionë euro për dy vite si qira pa u ndezur fare???