Detaje TRONDITËSE nga vr*sja në Shkozë/ Kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren me pistoletë, njëri prej fëmijëve në krevat me të

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga kunati i saj. Pak momente më pas, autori Roland Sinani ka dalë në rrugën para shtëpisë në Shkozë dhe ka vrarë veten.

Raportet nga vendngjarja bëjnë me dije se 37 vjeçarja ka qenë duke fjetur në dhomën e saj të gjumit me djalin 2 vjeç, ndërsa djali tjetër ishte te gjyshërit për shkak se shkollat janë pushim nga pushimet e prillit dhe pashkët.

Pavarësisht se kunata ka qenë në krevat me nipin e tij, 43 vjeçari Roland Sinani e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Fill pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, sipas familjarëve, dhe merrte mjekime. Në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e Roland Sinanit, pasi i vëllai i tij është taksist dhe në atë orar ishte në punë. Të pyetur nga grupi hetimor, dy prindërit kanë thënë se nuk e dinin si kishte ndodhur vrasje, sepse kishin qenë në gjumë.

Shkaqet e vrasjes së dyfishtë që ka tronditur Tiranën këtë të shtunë nuk dihen ende, por paraprakisht grupi hetimor ka dyshimet se 43 vjeçari nuk fliste prej vitesh me të vëllanë dhe kuantën. Ai jetonte te “Markata e Peshkut” dhe në Shkozë shkonte për të vizituar prindërit.

Zjarr Tv Ad