Drejtoresha e Topit hyri me furi në ndërtesën luksoze të qelqtë. Takat e saj ushtuan korrridoreve të Topit si troku i një pele të harbuar në tokën e zhuritur për ujë. Montazhierët dhe teknikët hapën kompjuterat dhe morën pozën e të përhumburit në punë.
Por shefja e re e nursëze nuk e kishte mendjen te ata. Sapo ishte ndarë nga Kadareja dhe kishte bërë një status frymëzues.
I kishte propozuar shkrimtarit të famshëm pjesëmarrjen në Bigun e ardhshëm dhe kishte shpresa të mëdha që do pranonte. Pavarësisht një farë refuzimi të prerë në fillim, pak më vonë, sikur e pa entuziast.
Drejtoresha i tregoi për suksesin e sivjetshëm. Ky ishte pak a shumë dialogu:
Drejtoresha: “22 miliardë like, 1 miliardë share, 80 miliardë views, 62 miliardë komente, 800 milionë story. ”
Kadareja miratonte duke shtuar si në jerm: “Luizi dhe Kiara kanë bërë të harrohen Hamleti dhe Ofelia, Romeo dhe Zhuljeta, Tristani dhe Isolta, Tatjana dhe Onjegini, Ana dhe Vronsky…”
Drejtoresha e pa të arsyeshme të plotësonte shkrimtarin:
“Këta të tjerët nuk i njoh por Anën e Përputhen do e kemi patjetër vitin tjetër. Nëse don ti e fusim edhe Vronskin, veç më thuaj kush është…”
Kadareja vazhdonte si në delir recitativin: “Kur Stalini telefonoi Pastërnakun për të firmosur ndëshkimin e Madelshtamit unë bridhja rrugëve të Moskës me Lida Snjeginën…
Aty nga fundi shkrimtarin sikur po e zinte gjumi në recitim e sipër….
Drejtoresha ëndërroi me vete: “Po sikur të vijë në BIG e të vdesë në dhomë të rrëfimit? Ashtu, me këtë triko leshi ngjyrë bezhë të kohës së babaqemos, me këtë qyrk Siberian të shëmtuar? Do kishim kapur triliona like, miliarda komente! O zot kur e mendoj kronikën e CNN, BBC e Al Jazira: “Shkrimtari i madh, kandidati më jetëgjatë i Nobelit dhe Laureat i të gjithë çmimeve të tjera Ndërkombëtare, Nderi i Ballkanit, Azisë dhe Antarktidës vdiq sot në mëngjes pas mbërritjes së zarfit të kuq që fatkeqësisht qëlloi i zi për fatin e tij”….
U lumturua. Ideja e parë që i erdhi në mendje ishte që Topi direkt duhet të mbulonte shpenzimet e varrimit. Por me kushtin që të kishte ekskluzivitetin e transmetimit televiziv të tij. Fotot, videot në tiktok, insta, story… Për këtë duhet të kishin një kontratë ekskluzive me detaje morbide.
“Ah sikur të vdesë aty” – mendoi me vete dhe u fut në zyrën e mbledhjeve rrëmbimthi.
Aty gjeti Arbanën, Donromin, Borën dhe Manushin e madh. Bëri një selfie e futi në story dhe iu drejtua Arbanës:
“Zemra, duhet që Luizi ta pallojë atë kuçkën. Thirri në dhomë të rrëfimit dhe thuaji që nuk mjafton të nxjerrë bythën, duhet edhe ta luajë. Duhet ritëm. Ka ra share, duhet sex. Ajo Kiara mos të më bëjë si virgjëreshë. Edhe ti bëj një gjë, thuaj diçka në Prime…”
Ndërhyri Arbana:
“Shefe, unë vjet mbeta shtatzënë për hir të audiencës. Të kujtohet sa shkoi reachi kur lajmërova se jam vetë e dytë në finale? Edhe këtë të Martë u thashë që më keni penguar të mbes shtatzënë. Ça të bëj më unë e shkreta…”
Drejtoresha: “Po ja, thuaj sonte që unë për vete bëra sex mbrëmë, ti Luiz pse nuk bën?! Edhe atë Bled gamilen pse e futa aty, të bëjë diçka ai…”
Arbana: “Nuk e di a e dëgjove shefe por Bledi tregoi që kam bërë sex me të dyja gjinitë, kam bërë orgji…”
Drejtoresha: “Kjo e orgjive është koti, këto bëheshin në kohë të Kadaresë. Tani është koha e delireve tjera. Psh thuaji Bledit të thotë që kam bërë sex me një pelë, lopë apo deve. Ose me të vdekur apo robot. Ja këto janë gjëra të panjohura. Këtu kliku shkon në stratosferë. Apo jo Manush?”
Manushi: “Shefe unë për vete e kam parasysh intrigën. Kam marrë të gjitha kurvat e mundshme dhe mezi po i përmbaj pa bërë seks në studio. Kur mbaron emisioni seç vjen një erë e rëndë, adrenalinë… Të gjithë me vrap në banjo.”
Donromi : “Aman o shefe, atë Luminalin çne e fute në BIG? Për ça të duhet ai aman? Burrë i martuar me tre fëmijë. Gabim i madh…”
Drejtoresha vazhdon:
“Kam një surprizë për ju. Vitin tjetër me shumë mundësi do futet Kadareja në BIG. Sapo u ndava me të”
Arbana: “Ueeee, u gjet edhe Maestro i ri! Fantastike! Imagjino sikur të bjerë në dashuri Kadareja me Anën?!”
Drejtoresha bën sikur nuk e dëgjon. Mezi e duron këtë burrelsen siç e quan mes miqsh. Vazhdon monologun:
Drejtoresha: “Vitin tjetër duhet të futesh ti Bora dhe ti Romeo. Unë me Donaldin do rrimë jashtë. Duhet një intrigë aty brenda. Ti dhe Romi jeni garancia për sukses. Flirti juaj dhe gjoja “drama” e Donit nga jashtë do bëjë namin. Imagjino pak thashethemet. Do fus dhe Gridën dhe Ledrin, do flas edhe me Sarën të fusim edhe Ledionin.
Dhe tani ndryshimet e fundit. Nga Shtatori Top Storyn do e bëjë Olta, Përputhen – Jori, Shqipëria live – Deamishel, Pasditen Efi, Proçesin Sportiv- Sabjani, Mëngjesin – Kristi me Lorencin dhe Kejsin. Këta që humbin emisionet pregatiten për Big Brother.
Duhet të bëjmë diçka me lajmet, janë shumë të trishta. Duhet edhe aty joshje, provokim. Imagjino sa e trishtë është të dëgjojmë lajme për politikë e aktualitet çdo ditë? Duhet shtuar kronika rozë, duhen futur thashethemet e BIGUT edhe aty. Do habiten në fillim njerëzia por do të mësohen shpejt. Lajmet vitin tjetër duhet ti lexojë Luizi me Kiarën, dyshe. Kiara le të zhvishet pa frikë, të bëjë edhe ndonjë kryqëzim këmbësh. Duhet siguruar një tavolinë transparente, duhen nxjerrë video në tiktok me kryqëzimin. Kjo do të çorientojë shikuesin por nuk do guxojnë ta lëvizin telekomandën…Të thërrasin çdo ditë Çakon që të komentojë zhvillimet…”
Ndërhyn Manushi: Po Maestron ku do e lësh se sikur e harrove fare?
Drejtoresha: “Hahaha, si mund ta harroj unë Maestron… Kurrën e kurrës. I kam gjetur emisionin më të përshtatshëm për të, Hipokritin!”
Manushi: “Po ai sikur e ka Hipokrati, është një biçim mjeku…”
Drejtoresha: “Ou?!!! Ti po më tregon mua si e ka emrin? Atëherë le të bëjë të Dielën Maestro! Ndërsa këtë Hipokratin, meqë qenka mjek, le ta bëjë Luminali a Qetësuesi ça është ai…”
Pasi tha këtë u ngrit me vrik dhe doli e mllefosur.
Manushi mbeti keq. Seç iu desh as vetë nuk e kuptoi….
Burimi:Thashetheme nga Kupola TNK