Gomonia ‘ngec’ në Zvërnces, ja çfarë zbulon policia pasi e ndoqi pre orësh

0
730
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

​Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali ka dështuar mbrëmjen e sotme pas ndjekjes në det nga policia.

Një gomone është ndjekur për rreth 1 orë nga Policia Kufitare. Në bordin e mjetit lundrues kanë qenë dy persona, të cilët gjatë ndjekjes e drejtuan gomonen drejt brigjeve të Vlorës dhe më pas ngeci në Zvërnec.

Dy trafikantët u arratisën më pas në këmbë duke përfituar nga errësira. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë bllokuar gomonen që ngeci në cekëtinë.

Ndërkohë, rreth 4 kilometra më larg u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi, e cila ende nuk është peshuar.

Zjarr Tv Ad