Media britanike Daily Mail: Dhërmiu perla e fshehur e Evropës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dhërmiu është perla e fshehur e Evropës.” Kështu e prezanton fshatin turistik e përditshmja britanike “Daily Mail” në një artikull kushtuar një prej destinacioneve të bregdetit shqiptar.

Teksa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në Dhërmi, i cili cilësohet sipas “Daily Mail” si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit. Për gazetën britanike, Dhërmiu ofron plazhe të kristalta dhe peisazhe mahnitëse.

Blogerët e udhëtimeve, Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilët e vlerësojnë pozitivisht vizitën e tyre. Ata kanë vënë në pah se Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë nga Tirana dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare me resorte të jashtëzakonshme, restorante dhe hotele.

“Ju mund te zbuloni Balin e Evropës në vendin më të paparashikuar”, shkruajnë dy blogerët në këtë video në rrjetet sociale e cila ka grumbulluar më shumë se 1.6 milion shikime.

Të shumta janë komentet e ndjekjësve që vlerësojnë bukuritë e fshatit shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që Dhërmiu përmendet nga mediat ndërkombëtare si një nga vendet që duhet të vizitohet patjetër.

Zjarr Tv Ad