Imami shqiptar thirrje politikanëve: Puna më e mirë që mund të bëni është të mos jeni në cdo pore të shoqërisë!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Imami shqiptar Gazi Aga i cili prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ofron shërbimet e tij për myslimanët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, ka një thirrje për politikanët.

Në këto ditë agjërimi kemi parë se pjesë e darkave që shtrohen për iftar, kanë qenë dhe politikanët tanë. Ai iu bën thirrje që të lënë të qetë besimtarët në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe të mos e përdorin politikisht.

Postimi i plotë i Gazi Agës:

Na keni marre gjithcka. Mos na e merrni edhe iftarin te pakten. Na lini dicka ku nuk jeni ju. Na lini vetem ne kete muaj te reflektojme e adhurojme Zotin tone.

Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.

E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote.

Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret. Bravo ju qofte!

Zjarr Tv Ad