Meta zbardh takimin me Escobar: Zgjedhjet e 14 Majit do i japin fund monizmit dhe do rikthejnë demokracinë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zbardhi me anë të një njoftimi edhe detaje nga takimi me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Meta tha se kishte nënvizuar se ‘zgjedhjet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japin fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejnë demokracinë’.

NJOFTIMI I PLOTE

Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.

Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim.

Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit.

E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike.

Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve.

Theksova se zgjedhjet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japin fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejnë demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit.

Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Zjarr Tv Ad