Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pas takimit me famljarët e dy të zhdukurve Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit ka shkuar në Sarandë.
Rrumbullaku me familjarët është takuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa më pas është nisur për në qytetin e Sarandës, ku ka mbërritur vetëm pak më parë për të shikuar nga afër se si po vijojnë hetimet për këtë ngjarje.Policia e Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht që në fillesë këtë ngjarje dhe jemi duke punuar intensivisht. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.
Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.
Kujtojmë që dy 46-vjeçarët rezultojnë të zhdukur për më shumë se tre javë, ndërsa ka dyshime se ata janë rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar nga disa persona. Më herët është raportuar se Thodhori do të takohej me disa persona për një mosmarrëveshje që kishin, ndërsa ka marrë në ndihmë edhe Sulovarin i cili ka shkuar i armatosur.