Mbretëria e Bashkuar- Sonte (13 maj) është finalja e madhe e Eurovision 2023, e cila pritet të nisë në orën 20:00 në Liverpool.
Shfaqja do të pasqyrojë kulturën e vendit mirëpritës, por edhe të fituesit të vitit të kaluar Ukrainës, e cila për shkak të luftës me Rusinë nuk mundi ta organizonte shfaqjen.
Spektakli gjigant do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit.
Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finalistë. Edhe Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi.
Ndër më favoritët për të fituar Eurovision-in deri më tani janë cilësuar Suedia dhe Finlanda.
Finalistët e Eurovision 2023 janë:
1. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
2. Portugalia | Mimicat – Ai Coração
3. Zvicra | Remo Forrer – Watergun
4. Polonia | Blanka – Solo
5. Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
6. Franca | La Zarra – Évidemment
7. Qipro | Andrew Lambrou – Break A Broken Heart
8. Spanja | Blanca Paloma – Eaea
9. Suedia | Loreen – Tattoo
10. Shqipria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
11. Italia | Marco Mengoni – Due Vite
12. Estonia | Alika – Bridges
13. Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
14. Çekia | Vesna – My Sister’s Crown
15. Australia | Voyager – Promise
16. Belgjika | Gustaph – Because Of You
17. Armenia | Brunette – Future Lover
18. Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
19. Ukraina | TVORCHI – Heart of Steel
20. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
21. Gjermania | Lord of the Lost – Blood & Glitter
22. Lituania | Monika Linkyte – Stay
23. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
24. Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
25. Kroacia | Let 3 – Mama Š?!
26. Mbretëria e Bashkuar | Mae Muller – I Wrote A Song