Policia e Shtetit: Dorëzimi i materialeve zgjedhore është kryer pa probleme, asnjë incident edhe gjatë ruajtjes së tyre

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

olicia e Shtetit thotë se materialet zgjedhore u janë dorëzuar pa probleme komisionerëve të qendrave të votimit në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe gjatë ruajtjes së tyre nuk raportohet për asnjë incident.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Pas dorëzimit të materialeve dhe gjatë procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë vendosur në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.

Njoftim i plotë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisionerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Zjarr Tv Ad