Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj sapo kanë votuar në Tiranë. Menjëherë pas këtij procesi të rëndësishëm, Begaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Kreu i shtetit u bëri thirrje qytetarëve të dalin për të shprehur vullnetin e tyre, pasi kjo e sotmja është një ditë e rëndësishme për demokracinë, është dita kur ata kanë fuqinë në dorë për të sjellë ndryshimin.
“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Është dita e zgjedhjeve,. Edhe unë ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas me të drejtë vote, ka ditën të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia e votës së tij të bëjë ndryshimin”, u shpreh presidenti Bajram Begaj
Jashtë qendrës së votimit në Tiranë, ai u pyet dhe për akuzat e ndërsjellta të partive politike. Mirëpo, ashtu siç ja dikton posti mbi palët, ai shmangu përfshirjen duke thënë shkurtimisht “Këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve.”