Me hundë të fashuar, Erion Isai flet për ngjarjen: Më ndaluan makinën dhe më goditën me grusht

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku dhe kandidati i PS për Kolonjën, Erion Isai ka folur për ngjarjen e shënuar mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua nga një person.

Ai tregoi se ishte në makinë kur i zunë rrugën, teksa tha se personi që e ka goditur ishte simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Më vjen shumë keq për incidentin e ndodhur. Nuk dua të bëhem i viktimizuar dhe i dhunuar, por ngjarja është e turpshme, pasi gjatë fushatës kemi pasur një garë të qetë dhe paqtë.

Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë kur më bllokuan rrugën dhe me goditi. Kandidatin e koalicionit e njoha dje, ishte i dehur ose i friksuar nga humbja.

Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur “gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë” dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar” tha Isai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad