Evi Kokalari nga SHBA: Ja pse humbi Sali Berisha!

0
346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku foli për humbjen e thellë të opozitës dhe arsyet se përse erdhi kjo humbje sipas saj.

Kokalari e gjen problemin te koalicioni me Ilir Metën dhe dështimi i Berishës për të hapur partinë dhe për ta bashkuar atë. Gjithashtu Kokalari përmendi parregullsitë dhe manipulimet në disa procese votimesh të brendshme në PD, si arsye pse demokratët u zhgënjyen dhe braktisën Berishën dhe partinë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Pse ka humbur Sali Berisha kaq thellë sipas jush?

Evi Kokalari: Ka shumë arsye. Personalisht ia kam vënë fajin më të madh koalicionit të tij me Ilir Metën. Gabimi ka filluar që në Kuvendin e 30 prillit të vitit të kaluar, ku pati manipulme të votës që i bëri Këlliçi. Më vonë ishte forumi rinor, janë disa gjëra bashkë. U pa dukshëm që Berisha nuk kishte asnjë dëshirë për të hapur partinë, por i mori frymën duke dashur të mbante kontroll maksimal. Kam folur privatisht fillimisht me Berishën, për të ndryshuar mënyrën si po bënte PD-në e rithemeluar, që nuk ishte aspak e rithemeluar, por ai tha se janë gjëra të vogla.

U duk haptazi që Berisha nuk kishte në mendje një rithemelim, por një zakon të vjetër, për të marrë pushtetin për të shpëtuar nga problemet që kishte. Ne i dolëm të tërë në krah për problemet që kishte. Ajo që e fundosi në mënyrë absolute ishte koalicioni me Ilir Metën.

Ai duhet të negocionte me PD-në e Alibeajt. Kur i hoqën vulës, ishte shumë dëshpëruese, por ai duhet të evitonte të shkonte me logon e Ilir Metës, sepse në mënyrë absolute e fundosi.

Ylli Rakipi: A ka ardhur koha që Berisha të largohet nga politika?

Evi Kokalari: Ai duhet të dalë dhe të deklarojë që do të prishë koalicionin me Ilir Metën. Këtë ta bëjë për t’i ngritur moralin demokratëve. A duhet të shkojë në shtëpi? Ndoshta edhe duhet të shkojë të them të drejtën. Ai kishte mbështetje, por e humbi nga koalicioni me Metën. Tregoi se nuk është serioz dhe zhgënjeu shumë njerëz. Edi Rama mund të ketë bërë lojra me votat, por këta kanë humbur totalisht. Ka zona me 75%.

Unë them që Berisha duhet të ndajë njëherë koalicionin, sa për t’i dhënë pak kurajo të gjithëve.

Dua të shoh se kush do ti kërkojë të largohet nga PD, ata që duan të marrin partinë apo njerëzit seriozë? Megjithatë, dua të them dicka, faji nuk bie vetëm mbi Sali Berishën, por mbi të gjithë ata që kanë mundësuar që Berisha dhe Meta të bëjnë këtë që po bëjnë sot.

Ylli Rakipi: Belind Këlliçi ka marrë rezultat shumë të dobët, edhe më dobët se Halim Kosova në vitin 2015. Si ka mundësi?

Evi Kokalari: Sepse nuk është kandidat serioz, por një klloun. Që ku nxorri gishtin… Ajo ishte skandal.

Zjarr Tv Ad