Fitoi bashkinë e Vaut të Dejës, nis verifikimi për Kristian Shkrelin, dyshohet se ka qenë i dënuar në Itali

0
782
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli arriti të fitonte bashkinë e Vaut të Dejës, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Mirëpo më 25 prill, 15 deputetë të PD kanë kërkuar verifikim për Shkrelin pasi rezulton se në 2021, kur ka kandiduar për deputet ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007.

Në 2023 që kandidoi për bashkinë, Shkreli ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale, shkruan Ballkan web.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi. Kujtojmë që Shkreli në këto zgjedhje rrëmbeu 55.78% të votave.

Zjarr Tv Ad