“Përçarja i dha frytet më 14 maj”, deputetja e PD: Lidershipi në të dy kampet duhet të largohet, t’ia lënë vendin projeteve të reja politike

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Çupi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se përçarja dy vjeçare e opozitës i dha frytet në këtë zgjedhje. Deputetja shprehet se qytetarët nuk e gjejnë më vetën te opozita, teksa shkruan se lidershipi aktual në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur.

Postimi i plotë i Çupit:

Frytet e përçarjes gati 2 vjeçare i morëm të dielën. Disfatë në bastione, humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.

Mijëra demokratë qendruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës. Mijëra qytetarë të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës.

Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë.

Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën.

Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq!

“Përçarja i dha frytet më 14 maj”, deputetja e PD: Lidershipi në të dy kampet duhet të largohet, t’ia lënë vendin projeteve të reja politike

Depuetetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Zjarr Tv Ad