“Ju ziheshit dhe bëheshit lesh e li”, deputeti socialist kapet keq me Balliun për rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu tha në një intervistë se ndryshimi me 22 mijë vota në favor të Rakip Sulit në Kamzë është i palogjikshëm nga ana politike.

Sipas tij, vota u manipulua me forma nga më të ndryshmet nga partia në pushtet, për të cilat siç tha e djathta disponon prova me video.

“Në 3 video të publikuara, administratori jep 200 euro për të marrë kartat e një qytetari që thotë ‘unë s’e votoj PS’, dhe ky administrator është në qendrën e votimit me 40 vetë nga prapa. Abuzimi dhe vjedhja do vijë duke u rritur nga ana e pushtetit”, tha Balliu.

Por ky argument është hedhur poshtë nga deputeti i deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi sipas të cilit ky tërmet elektoral në favor të PS erdhi si pasojë e punës përgatitore prej 1 vit e gjysmë nga ana e tyre.

“Ka ndodhur një tërmet se elektorati i ofruat një alternativë që u perceptua si antiperëndimore, ndaj ka ndodhur një proces i tillë edhe në zona që kanë qenë historikisht të djathta. Ne treguam në Kamzë 4 vjet që dimë dhe të punojmë edhe t’u afrohemi njerëzve. Ne jemi përgatitur për këtë fushatë, kemi 1 vit e gjysmë që përgatitemi. Ndërkohë që ju ziheshit dhe bëheshit lesh e li në partinë tuaj, ne përgatiteshim për të fituar këto zgjedhje dhe ia dolëm”, tha Pëllumbi.

Zjarr Tv Ad